IKMT prish 9 objekte që preken nga zgjerimi i rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë

IKMT ka vijuar këtë të premte aksionin për prishjen e objekteve që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, në kuadër të Fazës VI të investimit.

Në terren po kryhet shembja e 9 objekteve një dhe dykatëshe, të cilat kanë funksione shërbimi dhe banimi. Ndërhyrja synon lirimin e hapësirave të nevojshme për vijimin e punimeve në këtë segment rrugor.

Sipas IKMT-së, prishja e objekteve do të mundësojë avancimin e projektit infrastrukturor dhe shmangien e pengesave në realizimin e investimit.