Kryesia e Partisë Demokratike ka zyrtarizuar emrat e pesë kandidatëve që do të garojnë për drejtimin e degës së PD-së në Fier.Në garë janë Ardian Ferro, Genti Koci, Enkelejda Veliu, Festim Meta dhe Fation Semanjaku.

Fieri spikat me numrin më të lartë të kandidatëve krahasuar me degët e tjera të PD-së në vend, duke reflektuar një garë me pjesëmarrje të gjerë për drejtimin e strukturës lokale të partisë.










