Më 7 nëntor, zgjedhjet për kryetarin e degës së PD-së në Fier

Më 7 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Fier.Ardian Ferro, Enkeleda Veliu,Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi, Festim Meta dhe Alket Osmani janë emrat që do të garojnë për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Fier.

Përmes kësaj thirrjeje, demokratët ftohen të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për organizimin dhe drejtimin e degës.