Ergys Agasi pritet të transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit, ku ndodhet aktualisht. Për transferimin e tij është firmosur urdhri përkatës nga Sadleva Bodo.
Forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në paraburgimin e Bradasheshit për të kryer procedurat e transferimit.
Për arsye sigurie, nuk bëhet i ditur institucioni i vuajtjes së dënimit ku do të dërgohet Agasi.
Transferimi i tij vjen pas atij të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dërgua nga burgu i Durrësit drejt burgut të Fierit.










