Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit.

Sipas raportimeve mediatike, transferimi është kryer me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga paraburgimi i Durrësit në IEVP Fier. Deri tani, nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të këtij vendimi.