Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me drejtues shtetasin J. D. përplasi biçikletën me të cilën po lëvizte në fshatin Moravë, në aksin Berat–Dimal. Nga aksidenti u plagos edhe një këmbësore 63-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:15. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.










