Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 47 pako me fishekzjarrë pa dokumentacionin përkatës.
Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se kishte planifikuar t’ua shiste fishekzjarrët protestuesve, me qëllim përdorimin e tyre për të sulmuar efektivët e policisë gjatë tubimeve.
Materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.










