Rama reagon për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: Jam angazhuar personalisht për kurimin e tij në Itali

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas plagosjes në sy të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së 24 tetorit.

Në një postim në rrjetin social X, Rama akuzoi organizatorët e protestës për nxitje të dhunës, ndërsa bëri të ditur se është angazhuar personalisht për kurimin e të riut dhe transportimin e tij drejt Italisë, ku do të marrë trajtim të specializuar.