Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish sot karriget prej betoni dhe tavolinën para Kryeministrisë, në kuadër të thirrjeve të tij për dialog me protestuesit.
Ndonëse studentët dhe protestuesit i kanë refuzuar në ditët e mëparshme, këtë herë karriget nuk kanë mbetur bosh.
Disa turistë që kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën janë ulur në to, kanë bërë fotografi dhe e kanë shfrytëzuar hapësirën për të pushuar për pak çaste.
Pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Marinela Lina, tregojnë se mobiliet e vendosura si simbol i ftesës për dialog janë kthyer për momentin në një pikë ndalese për vizitorët e kryeqytetit.










