Protesta e 24 tetorit në Tiranë, 23 të arrestuar, 13 të proceduar dhe 30 në kërkim

Policia e Shtetit ka arrestuar 23 persona, ka proceduar penalisht 13 të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 30 shtetas pas protestës së zhvilluar dje në Tiranë. Sipas policisë, gjatë tubimit pati përplasje me efektivët e rendit dhe dëmtime të godinave të institucioneve shtetërore.

Në njoftimin zyrtar thuhet se punonjësit e policisë u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Si pasojë, disa efektivë mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore.

Policia ka bërë publike edhe emrat e 23 personave të arrestuar: Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik Xhemalaj dhe Ramazan Dauti.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në ngjarje dhe dokumentimin e plotë të veprimeve të tyre. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.