Protesta /Kontrolle të shtuara në Rrugën e Arbrit, policia ndalon automjete para tunelit të Murrizit

Kontrollet policore janë shtuar në Rrugën e Arbrit, në kuadër të masave të sigurisë për protestën kombëtare që zhvillohet sot në Tiranë.

Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë dislokuar pranë hyrjes së tunelit të Murrizit, ku po kontrollojnë automjetet që udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Disa automjete janë ndaluar për verifikim, për shkak të dyshimeve se mund të transportonin persona që mund të shkaktonin incidente gjatë protestës. Deri më tani, sipas informacionit të raportuar, nuk është konstatuar asnjë element i dyshimtë dhe nuk janë identifikuar persona që paraqesin rrezik për sigurinë.

Ndërkohë, qytetarë nga qarku i Dibrës po i drejtohen Tiranës kryesisht me automjete private, për t’iu bashkuar protestës kombëtare.