Rama fton protestuesit në dialog: Kur të doni, ku të doni, pa kushte

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje protestuesve për dialog, duke deklaruar se qeveria është e gatshme të ulet në bisedime pa kushte.

Përmes një reagimi, Rama kërkoi që protestuesit të distancohen nga dhuna, hedhja e gurëve dhe zjarrvënia e institucioneve. Ai akuzoi organizatorët e protestës se po keqpërdorin të miturit dhe e cilësoi tubimin si një “maskaradë pseudo-studentore”.

“Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”, shkruan Rama, duke theksuar se duhet të mbrohen e drejta për protestë paqësore, jeta dhe dinjiteti i çdo personi.