Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën në Tiranë, duke akuzuar opozitën dhe forca të huaja për organizimin e akteve të dhunës.
Në një video të publikuar pranë një kioske të djegur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama deklaroi se dhuna në rrugë nuk përfaqëson studentët, por sipas tij, është e organizuar nga opozita dhe aktorë të huaj që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian.










