Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, në një kohë kur protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e tretë dhe janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Në një përgjigje me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama deklaroi se nuk do të lejojë që dhuna të rrezikojë objektivin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Protestat janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, ku mijëra studentë dhe qytetarë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë tubimit të së mërkurës, situata u tensionua dhe degjeneroi në përplasje me forcat e Policisë. Gjatë protestës u raportuan gjithashtu zjarre pranë godinave qeveritare.










