Kryeministri Edi Rama ka dalë në përfundimin se personat që ushtruan dhunë gjatë protestës në Tiranë nuk janë studentë. Ky qëndrim mesohet se , është shprehur nga kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë.
Mbledhja e qeverisë u zhvillua më herët nga sa ishte parashikuar, në një kohë kur protesta studentore ka hyrë në ditën e dytë dhe situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.
Për shkak të protestës, hyrja kryesore e Kryeministrisë ishte blinduar, ndërsa Rama u fut në godinë nga hyrja e pasme, e përdorur nga stafi i mediave.
Ndërkohë, protesta vijon në Tiranë, ku përveç studentëve, në tubim janë përfshirë edhe gjimnazistë. Gjatë dy ditëve të protestës janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë.










