Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend. Nga ora 14:00 e kësaj të mërkure, 14 tetor, nafta do të shitet me jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa benzina me 190 lekë për litër.
Sipas vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me shumicë për naftën do të jetë deri në 201 lekë për litër, ndërsa për benzinën deri në 178 lekë për litër.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.
Bordi u ka bërë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se për shkeljet e konstatuara mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Vendimi është marrë në kuadër të masave për përballimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.










