Kjo është pamja e pikës së karburantit në zonën e Brrylit, ku mëngjesin e sotëm ndodhi një shpërthim.
Nga shpërthimi dyshohet se është dëmtuar rëndë një pjesë e pikës së karburantit, ndërsa një godinë njëkatëshe është shembur.
Tre punonjës kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.
Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.










