22 viktima dhe 229 të lënduar në aksidentet e gushtit, shpejtësia dhe alkooli mbeten vrasësit kryesorë në rrugë

Vetëm gjatë muajit gusht në të gjithë vendin janë regjistruar 159 aksidente rrugore, duke lënë pas një bilanc të rëndë me 22 viktima dhe 229 persona të lënduar.

Sipas të dhënave të publikuara, 32 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa 175 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e aksidenteve.

Autoritetet theksojnë se shpejtësia mbi normat e lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente me pasoja fatale në rrugët e vendit.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për kujdes dhe respektim të Kodit Rrugor, numri i lartë i viktimave dhe të lënduarve tregon se siguria rrugore mbetet një sfidë serioze.