Një ditë pas situatës kritike nga zjarret në Himarë dhe Fier, reagon Rama: Situata nën kontroll

Një ditë pas zjarreve që përfshinë Himarën dhe Fierin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe djegien e disa banesave, ka reaguar Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilëson natën e kaluar si tejet të vështirë për të dyja zonat, ndërsa thekson se situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banorët apo zonat e banuara.

Kryeministri bën me dije se strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës, ndërsa bashkitë kanë nisur evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Sipas Ramës, po identifikohen gjithashtu rastet që kanë nevojë për ndihmë urgjente, pas pasojave të shkaktuara nga zjarret.

Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë”, shkruan Rama në reagimin e tij.