Një 32-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë, pasi është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 09:50, shërbimet kanë konstatuar në gjendje të rënduar shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë. Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe i riu është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 32-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht 2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të sqaruar të plotë rrethanat e vdekjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.










