Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur sërish në ambientet e SPAK, disa javë pasi iu komunikua se ishte person nën hetim për pastrim parash.Ish-drejtori sportiv i Lazios dhe Milanit në Itali është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në kuadër të hetimeve që e kanë vendosur atë nën akuzën e pastrimit të parave.
Tare ishte thirrur edhe disa kohë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ku pas një seance të gjatë marrjeje në pyetje, që zgjati rreth 5 orë e gjysmë, u largua pa bërë deklarata për mediat.










