Disa orë para nisjes së seancës plenare, zona përreth Kuvendit është përforcuar me masa të shtuara sigurie. Forca të shumta policie janë vendosur në perimetrin e godinës, ndërsa protestuesit kanë nisur të grumbullohen para Parlamentit.
Forcat e rendit vijojnë të monitorojnë situatën dhe të mbajnë nën kontroll zonën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore apo do të shoqërohet me tensione gjatë zhvillimit të seancës parlamentare.










