Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet duke përqafuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke e shoqëruar me një mesazh ku e cilëson si një moment krenarie vendimin që samiti i ardhshëm i Aleancës do të zhvillohet në Shqipëri.
“Ai momenti i krenarisë kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS: SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM”, shkruan Rama në postimin e tij.
Postimi vjen pasi u konfirmua se Shqipëria do të mirëpresë Samitin e ardhshëm të NATO-s, një zhvillim i konsideruar si një moment historik për vendin dhe rolin e tij në Aleancën Veriatlantike.










