Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Pelivan Leskaj” në qytetin e Vlorës, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes vërehen dëmtime në mjetet e përfshira në përplasje, ndërsa dhjetëra qytetarë janë grumbulluar pranë zonës ku ndodhi aksidenti. Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk bëhet ende e ditur.










