Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Lezhë, plagoset një person
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një banesë në Lezhë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Burimet bëjnë me dije se i lënduari është paraqitur në Spitalin Rajonal të Lezhës me plagë në trup, ku po merr ndihmën mjekësore.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as shkaqet që kanë çuar në shpërthim. Gjithashtu, nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të tjerë të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor pritet të zbardhin detajet e ngjarjes.










