Edhe pse Apolonia ka zbritur në Kategorinë e Tretë, emri i saj vazhdon të përfaqësohet me dinjitet në arenën ndërkombëtare përmes ekipit të veteranëve të Apolonisë.
Sot, veteranët e Apolonisë ndodhen në Kastoria të Greqisë, ku do të përballen me veteranët e Korfuzit në kuadër të një kompeticioni europian tradicional mes skuadrave me emër.
Ky aktivitet zhvillohet çdo vit dhe Apolonia merr pjesë për herë të parë, duke përfaqësuar me krenari historinë dhe traditën e klubit fierak. Edhe pse futbollistët tashmë mbajnë statusin e veteranëve, ata vazhdojnë të ruajnë frymën sportive, pasionin dhe vlerat që e kanë karakterizuar Apoloninë ndër vite.
Suksese ekipit të veteranëve të Apolonisë në këtë kompeticion! Angazhimi dhe përkushtimi i tyre mbeten një shembull i vyer për brezin e ri të futbollistëve, për të mos humbur traditën, krenarinë dhe shkëlqimin e dikurshëm të Apolonisë së viteve të arta.







