Në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste në Patos dhe Roskovec, drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, ka vlerësuar me dekoratë mirënjohjeje kryetarin e Bashkisë Fier, Armando Subashi, për kontributin e tij në Partinë Socialiste ndër vite.
Subashi u vlerësua për angazhimin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur në zonën Patos–Roskovec në legjislaturën 2009–2013, si dhe për vijimësinë e mandatit të tij deri në vitin 2015.
Gjatë ceremonive të organizuara në bashkitë Roskovec dhe Patos, dekorata mirënjohjeje iu akorduan edhe figurave të tjera të vjetra dhe të reja të Partisë Socialiste në këtë zonë, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në forcimin dhe zhvillimin e kësaj force politike gjatë 35 viteve të saj.










