Vijon defekti në Kafaraj, ende pa afat për rikthimin e ujit në Fier

Një defekt i regjistruar në stacionin e pompimit në Kafaraj ka sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Fierit prej ores 20:00 te mbremjes se djeshme.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të zgjaste për rreth 4 orë, nga ora 20:00 deri në 00:00,kohë gjatë së cilës do të kryheshin punimet për riparimin e defektit por qe ende vijojne edhe ne diten e sotme. Drejtoria e Ujesjelles Kanalizimeve ne Fier ka dale me nje njoftim te dyte per kohezgjatjen e punimeve per riparimin e defektit per nje kohe te pacaktuar

Strukturat përgjegjëse po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë, ndërsa qytetarëve u kërkohet mirëkuptim deri në normalizimin e situatës.