Një konflikt mes tre personave është regjistruar pak momente më parë në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë tre shtetas që njiheshin me njëri-tjetrin.
Si pasojë e konfliktit, dy prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Vlorë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi I. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi I. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










