Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin S. M., 41 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas, pasi ka goditur me grusht kushëririn e tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 42 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- S. R., 71 vjeç, banues në Patos, pasi drejtonte pa leje drejtimi, një mjet pa targa;
- një 16-vjeçar, pasi drejtonte automjet, pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. K., 51 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. H., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e hallës së tij, ku ai vuante masën e sigurisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.










