24-vjeçarja humb kontrollin e makines dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 24-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit, shtetasja me iniciale Xh. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin, duke dalë nga rruga dhe rënë në kanal.

Si pasojë e aksidentit, e reja është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.