Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrezikun e mundshëm të sulmeve, duke kërkuar ndërhyrjen e NATO-s për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit.
Në një prononcim për mediat nga Shkodra, Berisha u shpreh se një paralajmërim i tillë nuk mund të jetë pa bazë dhe duhet të merret seriozisht nga institucionet shqiptare.
Ai i bëri thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut që të garantojë mbrojtjen kundërajrore të Shqipërisë, duke theksuar se si vend anëtar, hapësira ajrore e vendit është pjesë e mbrojtjes së NATO-s.
Sipas tij, ndërsa mbrojtja ajrore mbulohet nga aleanca, siguria e brendshme duhet të garantohet nga institucionet shqiptare.
Berisha gjithashtu theksoi se paralajmërime të tilla nuk jepen pa një bazë konkrete, duke nënvizuar nevojën për vigjilencë dhe reagim institucional.










