Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan shtetasin F. Xh., 35 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis.
Po nga këta specialistë, materialet iu referuan Prokurorisë për shtetasin P. Y., 37 vjeç, banues në Patos, i cili gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kanabis, duke nisur procedim penal ndaj tij.










