Një aksident i rëndë është regjistruar pak orë më parë pranë Gramshit, ku një automjet ka rënë nga ura dhe ka përfunduar në liqenin e Banjës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse të Gramshit, është bërë e mundur nxjerrja dhe shpëtimi i drejtuesit të mjetit. I lënduari është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.










