Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. G., 40 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Plyg, Fier, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasen K. N., 33 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta;
-K. M., 23 vjeç, banues në Patos, pasi nga kontrolli i automjetit iu gjet dhe sekuestrua një fenelinë e ngjashme me atë të Policisë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. C., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. J., 63 vjeç, banues në fshatin Frashër, Patos, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










