Gjatë orëve të fundit, në zonën e Llogarasë janë regjistruar reshje bore, të shoqëruara me temperatura të ulëta që variojnë nga 0 deri në 1 gradë Celsius.
Për shkak të kushteve të përkeqësuara, kontraktori i mirëmbajtjes së rrugës se në zonën e Llogarasë ka rekomanduar që drejtuesit e mjeteve të përdorin tunelin si alternativë kalimi.
Ndërkohë, për ata që zgjedhin të kalojnë nga rruga e Llogarasë, këshillohet që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë.
Në ndihmë të situatës, drejt zonës është nisur edhe një patrullë policie për të monitoruar dhe garantuar sigurinë në qarkullim.
Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve, ndërsa situata po ndiqet në vijimësi.










