FIER/ Nëna denoncon ne polici largimin nga banesa te djalit te saj 31-vjeçar, nis kërkimi nga Policia

Në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur për kallëzim shtetasja B. B., 59 vjeçe, e cila ka denoncuar largimin nga banesa të djalit të saj, shtetasit J. B., 31 vjeç.

Sipas deklarimit, 31-vjeçari është larguar dhe nuk është kthyer më në banesë, ndërsa Policia ka nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.