Familja Rrapaj në fshatin Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku humbën jetën dy bashkëshortët e moshuar.
Sipas të dhënave, 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas i dha fund jetës.
Burime bëjnë me dije se ceremonia mortore për dy bashkëshortët do të zhvillohet e ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, vendlindja e saj, në orën 13:00.
Ndërkohë, trupi i Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe, sipas burimeve, nuk është tërhequr ende nga familjarët.
Në banesën ku ndodhi ngjarja ndodhen fëmijët e çiftit, të cilët po përballen me një situatë të rënduar emocionale, teksa përgatiten t’u japin lamtumirën prindërve të tyre.










