Në Asamblenë Kombëtare të PS, kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama, ka rikonfirmuar Belinda Ballukun si drejtuese politike të Qarkut Fier.
Pas këtij vendimi, Balluku ka reaguar me një mesazh falënderues, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë dhe mbështetjen e qytetarëve.
Ajo falënderoi kryetarin e PS-së për rikonfirmimin në këtë detyrë, si dhe qytetarët që, sipas saj, me votën e tyre në zgjedhjet e majit 2025 e kthyen Fierin në një nga qarqet kryesore të fitores.
Balluku vlerësoi gjithashtu punën e skuadrës socialiste në terren, duke theksuar se angazhimi i tyre është i vazhdueshëm dhe nuk kufizohet vetëm në periudhat elektorale.
Në fund të reagimit, ajo e cilësoi si nder dhe privilegj drejtimin politik të këtij qarku, duke falënderuar për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që ka marrë.










