M*shtrim me 11 mijë euro në Fier, procedohet një 72-vjeçar italian

Një shtetas italian është proceduar penalisht në Fier, pasi dyshohet se ka mashtruar një qytetar duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit B. L., 72 vjeç, banues në Fier.

Sipas të dhënave, ai dyshohet se i ka marrë shtetasit E. M., 39 vjeç, shumën prej 11 000 eurosh nëpërmjet mashtrimit, shumë të cilën nuk ia ka kthyer.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.