FIER-Aksidentohet nga mjeti bujqesor ,humb jetën 36-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, në Njësinë Administrative Frakull, Bashkia FIER, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë punës bujqësore.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, viktima, i identifikuar si Hamza Duraj, kishte dalë për të punuar tokën me frezë. Dyshohet se ai është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë, ndërsa mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit.

Si pasojë e plagëve të marra, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Policia ndodhet në zonë dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.