AKU ‘bllokon’ produktet e pasigurta ne nje baxho në FIER

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.

Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;

2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;

90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;

100 (njëqind) kg gjizë;

18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).

Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që t’i drejtohen AKU-së në çdo rast që konstatojnë cenim të sigurisë ushqimore në emailin zyrtar info@aku.gov.al, si dhe në numrin e gjelbër 08007575.