At*ntati me breshëri pl*mbash ne berberhan, vihet në pranga efektivi i policisë 

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë i identifikuar si Besart Kovaçi.

Polici akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, teksa ende nuk dihen arsyet e plota.

Kujtojmë se efektivi ishte rastësisht prezent brenda në berberhanen, ndaj të cilës u qëllua me breshëri plumbash. Gjatë sulmit, efektivi u është kundërpërgjigjur autorëve me armën e shërbimit.

Raportohet se në zonën e Lezhës po kryhen kontrolle të imtësishme për kapjen e autorëve të atentatit. Atentati i rëndë ndodhi mbrëmjen e djehsme dhe viktimë mbeti Sokol Daçi.

Autorët kanë qëlluar mbi 30 plumba në drejtim të sallonit të berberit dhe viktima është goditur me tre plumba në trup. Shënjestër e atentati ishte 21-vjeçari Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulaj.