Ballina Shendeti Mjekët sugjerojnë sërish maskat/ Fluks në pediatri, më të prekurit nga virozat...

Mjekët sugjerojnë sërish maskat/ Fluks në pediatri, më të prekurit nga virozat janë fëmijët deri në 5 vjeç

Me të vegjlit janë duke e përjetuar disi më rëndë situatën epidemiologjike, ku bashkë qarkullojnë COVID, virusi respirator sinicial dhe gripi i virusit A, i cili përhapi të temperaturës së lartë deri edhe 41 gradë dhe e menaxhueshme me vështirësi.Nga atiperitiket bëhet që fëmija në takojë konvulsione, të cilat shpesh janë të rrezikshme.

Janë vënë re edhe ngarkesa në mëlçi, temperatura që zgjat disa ditë, të vjella, këputje”, shprehet Raida Petrela, mjeke pediatre.Mosha më e prekur janë fëmijë nga 0 deri në 5 vjeç. Mjekët pediatër këshillojnë mos frekuentimin e vendeve të populluara këto ditë festash, por edhe vendosjen e maskave.

Edhe pse vihet re fluks fëmijësh që paraqiten në urgjencën pediatrike, ende nuk është arritur piku, pasi me uljen e temperaturave dhe nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, mesi i janarit shënon edhe pikun e qarkullimit të viruseve.