Ballina Shqiperia ime Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim ankimin e Ramës për Ballukun

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim ankimin e Ramës për Ballukun

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar sot mbledhjen paraprake lidhur me çështjen “Balluku” dhe ka vendosur që ankimi i paraqitur nga Qeveria të kalojë për shqyrtim në seancë.

Qeveria iu drejtua Kushtetueses pasi GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Me vendimin e sotëm, çështja do të trajtohet në mënyrë të plotë nga trupa gjykuese, e cila do të vlerësojë nëse masa e pezullimit është në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat e organit që e ka vendosur.

Në vijim pritet caktimi i seancës.