Një mjet tip Audi është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjes pak minuta pas mesnatës.
Makina drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savres.
Sipas informacioneve të para, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit.
Sipas policisë në vend ngjarje dyshohet se i riu nuk ka parë rreth rrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjes i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor.
Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë dhe përveç dëmeve materiale të mjetit është plagosur edhe drejtuesi, por jashtë rrezikut për jetën.











