Identifikohet biznesmeni i q*lluar me a*më zjarri

ë shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Sipas informacioneve te para mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni, Mondi Mehalla.

Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset


Informacion paraprak nga policia:
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vr**ë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.