Ballina Shqiperia ime Detajet nga at*ntati në Lushnjë, dëshmia e Julian Sulos

Detajet nga at*ntati në Lushnjë, dëshmia e Julian Sulos

Julian Sulo, 45 vjeç, i cili i shpëtoi atentatit disa ditë më parë në Lushnjë, ka dhënë dëshminë e tij përpara policisë, ndërsa mbeti i plagosur lehtë në këmbë gjatë sulmit.

Sulo ka deklaruar se nuk i njeh autorët dhe se nuk ka konflikt me askënd, duke theksuar se është përballur me një situatë të papritur dhe të pashpjegueshme për të.

“Nuk i njoh personat që më qëlluan, nuk kam konflikt me askënd”, ka thënë ai para hetuesve.

Sipas burimeve policore, automjeti i përdorur në atentat rezulton i vjedhur një vit më parë, ashtu si edhe targat e tij. Deri më tani janë shoqëruar disa persona dhe janë mbledhur disa prova e faktorë të tjerë plotësues për zbardhjen e ngjarjes.

Në lidhje me motivacionin e mundshëm të sulmit, burime hetimore bëjnë me dije se policia ka dyshime paraprake se Sulo mund të ketë qenë pjesë ose në dijeni të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në qytete të ndryshme, megjithëse këto pista janë ende në verifikim.

Hetimet vijojnë intensivisht nga strukturat e Policisë së Shtetit.