Apeli i Përgjithshëm ka liruar nga qelia 2 nga 6 të arrestuarit, lidhur me skemën e mashtrimit me platformën ‘Xuexa’, skema ‘piramidale’ të cilat u ngritën kryesisht në Lushnjë dhe Fier.
Konkretisht masa e sigurisë është ndryshuar për Brunilda Todin dhe Brunilda Ndinin, të cilat nga ‘arrest në burg’ janë lënë me masën e sigurisë ‘arrest në shtyp.
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka shuar masën e sigurisë së ‘detyrimit te paraqitjes’ edhe për Emanuel Taullaun.
Ndërkohë vendimi u la i pa ndryshuar për Arbër Çelën dhe Marius Kodrën.
Më 14 shtator të këtij viti për skemën e mashtrimit, në prangat e policisë ranë Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini.











