Në qarkun Fier dhe në Lushnjë janë regjistruar tre procedime penale gjatë 24 orëve të fundit.
Në Fier, Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijim të hetimeve.
Po në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë proceduar shtetasin E. K., 52 vjeç, i cili dyshohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Edhe ky rast është dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurori.
Ndërkohë, në Lushnjë, në procedim të lirë ka përfunduar shtetasi S. Ll., 23 vjeç, pasi u kap duke hedhur fishekzjarre në mënyrë të paligjshme. Rasti është referuar në Prokurorinë e Fierit.











